E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia redukton deficitin buxhetor për 40 për qind

Athinë, 12 gusht – Greqia në pjesën e parë të këtij viti ka reduktuar deficitin buxhetor për 39.7 % në nivelin vjetor, ka njoftuar ministria greke e Financave.

Kjo është më shumë se objektivi i vendosur për këtë vend të zhytur në borxhe nga huadhënësit e tij, BE-ja dhe FMN-ja.

Banka Qendrore Evropiane (ECB), FMN-ja dhe BE-ja, siç njoftojnë agjencitë e lajmeve, kanë kërkuar nga Greqia reduktimin e deficitit buxhetor për 39.5 % për gjashtë muajt e parë.

Për të arritur këtë, Greqia ishte detyruar të reduktojë shpenzimet për 10 %, kryesisht përmes zvogëlimit të rrogave të shërbyesve civilë dhe pensioneve.

Masat qeveritare kanë shkaktuar protesta të mëdha në gjithë vendin, e më së shumti në Athinë.

BE-ja dhe FMN-ja shpëtuan Greqinë nga falimentimi në maj, pas dhënies së kredive prej 5.5 miliardë euro nga FMN-ja dhe 14.5 miliardë euro nga BE-ja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›