E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili kundër “elefantëve” të Drogbasë

Brazili do të luajë ndeshjen e dytë në grupin G me qëllimin për të krijuar një imazh tjetër pas fitores jo dhe aq bindëse ndaj Koresë së Veriut (2-1).

Pesë hërë kampionët e botës do të përballen me Bregun e Fildishtë një nga formacione më të fuqishme nga pikëpamja fizike.

Afrikanët nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola kundër Portugalisë dhe kanë nevojë për pikë për të mos humbur opsionin për të qenë për herë të parë në një të tetat e finaleve.

Edhe Brazili kërkon triumfin për të shmangur një ndeshje për “jetë a vdekje” me Portugalinë në takimin e fundit.

Kaka do të ketë edhe një mundësi tjetër për të dëshmuar se forma e dobët kundër aziatikëve ishte vetëm një rastësi.

Për Bregun e Fildisht pritet të luajë nga minuta e parë, Dider Drogba, i rikuperuar plotësisht nga fraktura në krah.

Shoku i tij në vijën e sulmit do të jetë Zhervinjo, një nga më të rrezikshmit në ndeshjen kundër luzitanëve.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 19 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›