E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi: “Fitojmë, por formacioni është top-sekret”

Trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, hodhi poshtë alibinë e mungesave përpara sfidës kundër Zelandës së Re, ndeshja e dytë e Botëror, duke theksuar se skuadra është rritur fizikisht dhe psikologjikisht.

“Do të mungojnë Bufon dhe Pirlo, ndërsa Kielini dhe Kamoranezi kanë pasur dëmtimeve gjatë fazës së përgatitjes. Por, gjëja më e keqe është që të bësh një skuadër dhe të qahesh tani. Po, kemi gjithçka për të humbur: kalimin e turit”, - tha Lipi.

RRITJA – “Skuadra është rritur si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht, mendoj se është gati. Nuk duhet të trembemi nga Zelanda e Re në planin teknik, por në atë fizik, për shembull në goditjet me kokë. Duhet vëmendje. Duhet të luajmë shpejt, me topa të ulët”.

TË MËDHATË – Lipi dëshiron të shmangë fundin e Spanjës (me Zvicrës) dhe Francës (me Meksikën), por edhe Anglinë e Kapelos (me Algjerinë). “Këto janë rezultate të papritura, por nuk kanë të bëjnë me atë që pritet nesër në orën 16:00”.

SULMI – “Patëm një javë pune më shumë pas shpine për të qenë më bindës në fazën e konkluzionit në raport me ndeshjen kundër Paraguait”.

PIRLO – “Nga e hëna do të kthehet në grup, është duke u përmirësuar ditë pas dite”.

BUFON – “Është duke u përmirësuar ditë pas dite, nuk e kemi humbur shpresën për t’u rikuperuar. Nëse një skuadër nis e qan për mungesa është gjëja më e keqe që mund të bëjë”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 19 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›