E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: Kapelo, tani fitoje bukën tënde!

Media angleze sulmoi ashpër trajnerin e Anglisë, Fabio Kapelo, pas barazimit dëshpërues me Algjerinë (0-0).

“Daily Mail” kritikoi me tone të forta trajnerin, duke përdorur shprehjen therëse “ky është njeriu që fiton 6 milionë sterlina”.

“Tani fitoje vetë bukën, Kapelo!” shkruante “Daily Mail”.

Trajneri italian i “tre luanëve” është më i paguari ndër 32 trajnerët e përfaqësuesve që marrin pjesë në Botëror.

“Fab Flop” (Fabio dështuesi) shkruan “Daily Express”, duke i përcaktuar lojtarët dhe trajnerin si “klounë”. Njeriu më i tallur? Runi.

Anglia është shndërruar në një skuadër pa motive, pa shpirt dh pa shpresë.

Frika për të mos e kaluar fazën e grupeve është e madhe.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 19 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›