E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, arrestohen disa figura kryesore të Talibanit

Ushtria dha disa detaje të operacionit, por zëdhënësi i talibanit, Muslim Han, përshkruhet si një nga fytyrat më të njohura të lëvizjes në rajon. Ai shpesh ka folur në emër të shefit të talibanit në luginën Suat, Meulana Fadlullah.

Kjo natyrisht do të jetë një fitore e madhe për ushtrinë pakistaneze pasi operacioni në luginën Suat ka patur shumë rëndësi për autoritetet e Pakistanit dhe ushtrinë. Ai ka ndryshuar ndjeshëm situatën në terren me ushtrinë që i ka shkaktuar dëme të shumta talibanëve në rajon.

Ofensiva është përkrahur në perënsim si fakt se autoritetet kanë vendosur të luftojnë militantët. Dhe ky zhvillim i fundit mund të shihet si provë tjetër se ushtria po vazhdon me presionin mbi ta.

Megjithatë, udhëheqësi kryesor në Suat, Meulana Fadlullah ende nuk është arrestuar, megjithë njoftimet se ai u plagos në një sulm ajror në korrik.

Një pyetje që mbetet tani është se çfarë do të bëhet me këta komandantë që ushtria thotë ka arrestuar.

start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›