Sllovenia e Italia lobing për Shqipërinë: Raporti i KE-së të jetë pozitiv
04/08/2011 Ambasadorët përcjellin mesazhin e ministrave të Jashtëm drejtuar Fules e Ashtonit
Ambasadorja e polake: Ngërçi politik po pengon integrimin e Shqipërisë
Italia dhe Sllovenia u shprehën dje se qëndrimi i tyre në tetor do të jetë në mbështetje të perspektivës europiane të Shqipërisë. Ky qëndrim është shprehur në takimin e djeshëm mes ambasadorit të italisë Saba dElia dhe atij slloven Bojan Bertoncelj në zyrën e kreut të diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto. Dy ambasadorët i përcollën ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme mesazhin e tyre të përbashkët që ministri i Jashtëm Italian Franko Fratini dhe homologu i tij slloven Samuel Zbogar i dërgojnë përfaqësueses së lartë të BE-së për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, znj. Ashton, dhe komisionerit të Zgjerimit Stefan Fule. Në këtë mesazh ata mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe shtojnë se kjo mund të jetë e dobishme edhe për politikën. Nga ana tjetër, Zbogar e Fratini u bëjnë thirrje krerëve të politikës shqiptare për gjetjen e dialogut të përbashkët për të kaluar ngërçin politik. Zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme publikoi dje zbardhjen e takimit mes zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, ambasadorit të Italisë në Tiranë Saba dElia dhe atij të Sllovenisë Bojan Bertoncelj. Në mesazhin e tyre drejtuar Haxhinastos dy ambasadorët u shprehën gjatë takimit se “perspektiva europiane e Shqipërisë mbetet objektivi i vetëm i përbashkët i qeverisë dhe opozitës shqiptare, çka duhet të shërbejë si një forcë tërheqëse për të tejkaluar ngërçin politik aktual. Një mesazh i qartë nga Komisioni Europian në progresraportin e ardhshëm në favor të integrimit europian të Shqipërisë do të jetë politikisht i dobishëm për vendin”, - thuhet në njoftimin e djeshëm të MPJ-së. Gjithashtu në mesazhin e tyre thuhet se “procesi i zgjerimit europian po ecën përpara dhe anëtarësimi i afërt i Kroacisë demonstron qartë se dyert e BE-së janë të hapura sapo vendet të kenë plotësuar kushtet e kërkuara”, - përfundon njoftimi për mediet i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Polonia: Zgjidhni ngërçin
Ambasadorja polake në vendin tonë Irena Tatarzynska në një intervistë dhënë për radion “Dojçe Vele” deklaroi një ditë më parë se ngërçi politik në Shqipëri mbetet një pengesë e madhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ambasadorja e vendit që ka presidencën e radhës së BE-së gjatë intervistës nënvizoi se mungesa e një dialogu mes palëve vijon që prej përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009 dhe se vendi duhet të fokusohet në përmbushjen e kritereve dhe kushteve, sepse kjo është rruga e vetme e integrimit. “Tani që zgjedhjet lokale për Tiranën janë një kapitull i mbyllur, mendoj se është koha për tu fokusuar te çështjet kyçe të integrimit, për të bërë të mundur përgjigjen pozitive për 12 aspektet e identifikuara nga Komisioni Evropian për Shqipërinë”, - tha ambasadorja Tatarzynska.
Reforma zgjedhore
E pyetur për nevojën që ka reforma zgjedhore në Shqipëri, Tatarzynska qëndron në një linjë me OSBE/ODIHR-in, Ashton e Fyle, kur thotë se kjo reformë është e nevojshme. “Ju e kujtoni besoj se ekipi i vëzhguesve ndërkombëtarë që udhëhiqet nga OSBE/ODIHR-i qysh në përfundim të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 shpalli një sërë rekomandimesh të nevojshme dhe të domsodoshme që përmirësonin procesin dhe mënjanonin pjesë a momente të diskutueshme e të kontestueshme nga palët. Për fat të keq kjo reformë nuk u arrit të bëhej para se të zhvilloheshin zgjedhjet lokale të këtij viti. Për zgjedhjet lokale ne ende nuk kemi një raport final nga OSBE/ODIHR-i. Por nga ato që janë thënë në raportet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë, apo nga qëndrimet e qarta të muajit të kaluar të Baroneshës Ashton dhe Komisionerit Fyle është shprehur shqetësimi për frymën kontraverse dhe të polarizuar që është mbajtur ndaj vendimeve që janë marrë nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ata janë shprehur qartë për problematikën e procesit në Tiranë dhe nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor elektoral. Në mënyrë të qartë nga komuniteti ndërkombëtar është apeluar disa herë që përmirësimi i kodit të bëhet në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Këto qëndrime tregojnë qartë për rëndësinë që ka realizimi i reformës zgjedhore në Shqipëri”, përfundoi Tatarzyńska.