Tirana do të jetë lokomotiva e investimeve në vend
04/08/2011 Kryeministri Berisha përshëndet raportin e OKB-së për Shqipërinë
“Protestat e opozitës nuk krijuan asnjë impakt negative tek investitorët”
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se protestat e opozitës nuk arritën të dëmtojnë dot efektin tërheqës të investimeve të huaja direkte në Shqipëri. Duke folur në mbledhjen e përjavshme të qeverisë Berisha theksoi se protestat e opozitës në kryeqytet nuk kanë krijuar asnjë impakt negativ, duke nënkuptuar se ato nuk çuan askund. E duke iu kthyer fitores së koalicionit qeveritar në Tiranë, shefi i qeverisë bëri me dije se me riorganizimin e bashkisë së Tiranës, Tirana do të kthehet në lokomotivën e vendit sa i përket investimeve. “Duhet të bëjmë gjithçka që Shqipëria të marrë 2 miliardë dollarë në vit, e këtë do ta arrijmë edhe me riorganizimin e bashkisë së Tiranës, si lokomotiva e vendit”, - tha kryeministri. Këtu kryeministri risolli në vëmendje se nëse për 11 vite me radhë nuk dëgjuan për investime direkte të huaja për arsye të klientelizmit të ish-kryetarit të bashkisë, që shpallte antikombëtar çdo projekt, Kryetari i ri bashkisë ka të gjitha potencialet për shndërrimin e bashkisë së Tiranës në një lokomotivë të shpejtë të thithjes së investimeve të huaja direkte. Kryeministri u bëri thirrje kryetarëve të bashkive dhe komunave të vendit që këtë sukses të Shqipërisë ta kapitalizojnë me zotimin për të mbështetur investimet me përparësi absolute në komunat dhe bashkitë ku ata qeveris. “Potencialet tona janë jashtëzakonisht të mëdha, por duhet të bëjmë gjithçka që t’i shndërrojmë ato në vlera për të gjithë shqiptarët. Katër miliardë investime të huaja në 6 vjet janë qindra mijëra vende pune të reja të krijuara nga këto investime. E vërteta është se Shqipëria është i vetmi vend që në këtë periudhë krize madhore ka regjistruar rënie të papunësisë. Sigurisht, një vend që ka 50 për qind të popullsisë së vet në fshat do t’i duhen ndoshta edhe dy dekada për të arritur raportet normale të urbanizimit të tij, çka do të thotë se edhe për dy dekada qytetet e zonat e industriale të vendit do të përballen me flukse të vazhdueshme shtesë të krahut të punës të ardhur nga zonat rurale. Janë punësuar qindra e mijë veta, por qindra e mijë të tjerë kanë ardhur në qytet, çka është një proces normal fatlum. Shoqëria duhet të shndërrohet në një shoqëri kryesisht urbane”, - nënvizoi shefi i qeverisë.