Partia Demokratike rimerr drejtimin e këshillit të qarkut të Korçës
04/08/2011 Nga 71 anëtarë, 43 “Aleanca për Qytetarin”, 25 “Aleanca për të Ardhmen”, 3 subjekte të tjera
KORÇË- Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj do të rimarrë drejtimin e këshillit të qarkut të Korçës edhe për një mandat të dytë. Fitorja e “Aleancës për Qytetarin” kundrejt “Aleancës për të Ardhmen” ka qenë mjaft e thellë. Këshilli i qarkut të Korçës përbëhet nga 71 anëtarë, por 43 prej tyre do të jenë përfaqësues të “Aleancës për Qytetarin”, ndërsa vetëm 25 anëtarë do t’i përkasin “Aleancës për të Ardhmen”, kurse 3 anëtarë të tjerë do të jenë përfaqësues të tri subjekteve të tjera. Thellësia e fitores është tejet e dukshme edhe mes dy subjekteve më të mëdha politike, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Në këtë mandat PD-ja do të ketë 31 këshilltarë, ndërsa PS-ja 19 këshilltarë. Tashmë pritet thirrja e mbledhjes së parë për konstituimin e Këshillit të qarkut, ku do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i kryesisë së këtij këshilli. Shifrat e mësipërme u bënë të ditura nga sekretari i përgjithshëm i prefekturës së Korçës, Bujar Vila, ku përllogaritja përfundimtare erdhi si rezultat i përmbylljes së zgjedhjeve në rrethin e Kolonjës pas përsëritjes së votimeve në komunën Mollas të këtij rrethi, ku u votua për këshillin e komunës. Tashmë pritet që gjithçka të realizohet gjatë muajit shtator, pasi sipas ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor” mbledhja e parë thirret jo më vonë se 50 ditë nga dita e shpalljes së rezultateve për zgjedhjet e pushtetit vendor. Mbledhja mund të thirret nga kryetari i bashkisë qendër e qarkut, gjë që do të thotë se kjo mbledhje mund të thirret nga kryetari i Bashkisë Korçës Niko Peleshi. Megjithatë, në rast se nuk ndodh kështu, mbledhja e parë e këshilltarëve të qarkut mund të thirret nga 1/3 e anëtarëve të këshillit. Ajo çka mbetet për t’u mësuar ka të bëjë me emrin e kryetarit dhe të nënkryetarit të këshillit të qarkut. Gjatë mandatit të mëparshëm në krye të këshillit u zgjodh Ila Milo, i cili mbeti i vlerësuar për arritjet e tij. Sipas sekretarit të përgjithshëm të prefekturës Bujar Vila, këshilli i qarkut përbëhet nga 71 anëtarë, prej të cilëve 37 do të jenë kryetarët e njësive të qeverisjes vendore të dalë nga zgjedhjet e 8 majit, të cilët janë automatikisht anëtarë të këshillit, dhe 34 përfaqësues të zgjedhur nga këshillat e bashkive dhe komunave të qarkut. Me nga një anëtar përfaqësohen Lëvizja për Integrim Kombëtar dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, por ky këshill do të ketë dhe një anëtar të pavarur, i cili do të jetë kryetari i komunës Velçan në rrethin e Pogradecit. Rrethi i Korçës do të përfaqësohet me numrin më të madh të anëtarëve, me 34 këshilltarë, nga të cilat 16 janë kryetarë bashkish dhe komunash dhe 18 anëtarë të zgjedhur nga këshillat bashkiakë dhe komunalë. Rrethi i Kolonjës do të përfaqësohet me 9 anëtarë, nga të cilët 8 kryetarë dhe një anëtar të zgjedhur. Rrethi i Pogradecit do të përfaqësohet me 16 anëtarë, nga të cilët 8 kryetarë komune dhe bashkie dhe 8 anëtarë të zgjedhur, ndërsa rrethi i Devollit 12 anëtarë, nga të cilët 5 janë kryetarë bashkie e komune dhe 7 anëtarë të zgjedhur.