Nuk jemi Interi i Mourinhos

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 15:12
Sulmuesi Diego Milito thotë se ekipi aktual i Interit nuk duhet të krahasohet me skuadrën triumfuese nga sezoni 2009-10 të Jose Mourinhos dhe i bëri thirrje tifozëve të kenë durim.
Argjentinasi bëri komentet pas humbjes 4-3 nga Palermo në përballjen e tyre të parë në Serie A të dielën ku ai realizoi dy gola.
“Nuk është në rregull të mendojmë për Interin e dy vite më parë. Sot jemi ekip tjetër me një trajner të ri dhe një skemë ndryshe nga ajo që kemi aplikuar në të kaluarën andaj duhet të mësohemi me të. Sigurisht se nevojitet kohë. Për shembull Sneijder luajti më në krah nga pozita e tij e zakonshme. Mendoj se ai në veçanti ka ndërruar pozitën”, deklaroi Milito për Rai Sport.