Stosur triumfon në US Open
Samantha Stosur ka fituar Grand Slam trofeun e saj të parë duke befasuar favoriten Serena Williams në finalen e US Open.
Stosur kishte hyrë në finale si autsajdere përball tre herë fitueses Williams e cila nuk kishte humbur as një set në turneun e këtij viti. Mirëpo, ishte bartësja e nëntë ajo që dominoi komplet meçin dhe fitoi titullin në dy sete 6-2, 6-3.
Paraqitja e mirë e australianes bëri që Serena të humb kontrollin. Në gemin e parë të setit të dytë amerikania bërtiti “c’mon’ derisa Stosur ishte duke ndjekur një top dhe gjyqtarja kryesore Eva Asdaraki e penalizoi Williamsin e cila reagoi ashpër ndaj vendimit.
“A je ti ajo që ma punoi herën e kaluar?” pyeti ajo duke ngatërruar Asdarakin me një tjetër gjyqtare. Serena nuk arriti të qetësohet dhe vazhdoi kritikat e saj edhe gjatë pushimit.
“Nëse më sheh në tunel, më mirë ec në anën tjetër”, shtoi ajo. Williams tani mund të dënohet nga garat Grand Slam pasi ishte në suspendim me kusht për dy vite për shkak të një incidenti të ngjashëm gjatë humbjes nga Kim Clijsters në gjysmëfinale të US Open më 2009.
Stosur u bë australiania e parë që fitoi në US Open nga Margaret Court më 1973.