E Shtunë, 31 Tetor 2026

Smart Defence Berisha e Topalli takohen me Lamers

Kryeministri Berisha priti Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, zotin Karl Lamers, në kuadër të konferencës “Smart Defence, mbrojtje inteligjente” që po mbahet në tranë, një ngjarje e rëndësishme kjo në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe angazhimit mes vendeve të NATO-s mbi sfidat e këtij shekulli. Zoti Lamers vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë e të shkëlqyer me qeverinë shqiptare, gjatë kësaj periudhe. Në takim u rikonfirmua vullneti i dyanshëm për konsolidimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë e NATO-s. Gjithashtu, U diskutuan çështje që kanë të bëjnë me punën e objektivat e misionit të ISAF në Afganistan. Zoti Lamers i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet më të larta për kontributin e Shqipërisë në kuadër të këtij misioni, në mbështetje të konsolidimit të paqes e stabilitetit të popullit mik afgan. Me presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Karl Lamers u takua dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në përgjigje të interesit të zotit Lamers, Kryetarja e Kuvendit bëri edhe një rezyme të zhvillimeve politike në vend, teksa u shpreh se me tejkalimin e bllokimit dhe bojkotit të opozitës, vlerëson se Brukseli ka një perceptim pozitiv për Shqipërinë. “Ne të gjithë po punojmë fort dhe jemi optimistë për procesin e reformave të integrimit, në mënyrë që vendi të meritojë statusin e vendit kandidat” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.  Zonja Topalli organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave në nderim të delegacioneve  të Asamblesë  Parlamentare të NATO-s, i cili ndodhet në Tiranë në kaudër të konferencës: “Mbrojtja e Zgjuar” –  e vendeve të  Evropës Juglindore. Sekretari i përgjithshëm i asamblesë Karl Hobbs vlerësoi konferencën si shumë të dobishme dhe të mbajtur në kohën e duhur, një  muaj para Samitit. “Është shumë e rëndësishme, dimensioni rajonal dhe sidomos dimensioni parlamentar-theksoi Hobbs

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›