E Diel, 1 Nëntor 2026

Finalizohet me marreveshje konferenca rajonale e NATO-s

Përfundon me nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët konferenca dy ditore rajonale e NATO-s, me temën “ Mbrojtje e Zgjuar - Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes’’. 

Nënshkrimi i marrëveshjes nga të gjitha delegacionet pjesëmarrëse është tregues se nisma e NATO-s është e mirëpritur në rajon. 

Konferenca rajonale e NATO-s u organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në të u diskutuan rreth sfidave dhe nismave të bashkëpunimeve rajonale në aspektet e mbrojtjes.

Në konferencë  morën pjesë delegacionet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga Shqipëria, Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Hungaria, Italia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia. 

Si dhe Zv/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Dr. Karl Lamers, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Z. David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-PA, ambasadori Alexander Vershbow, ambasadorët e akredituar në Tiranë, ministra shqiptarë, përfaqësues të institucioneve respektive dhe Forcave të Armatosura, aktorë jo-qeveritarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›