Smira është kryefjala e 100 ditëve opozitare

Lideri i opozitës Edi Rama në këtë fund viti 2009 i ka mbetur pjellore vetëm imagjinata e shfrenuar për kundërshtimin, si gjithmonë, në çdo rast dhe me çdo kusht. “Suksese imagjinare”, bërtet, “vendi është krizë”. Kulmi i optimizmit pesimist në këtë fundviti. I pakundërshtueshëm është edhe fakti se përtej asaj që Ai nuk di të bëjë, përveç diarresë së delegjitimimit të sukseseve të të tjerëve. Smira është një mëkat, dhe ndër mëkatet, ai është më i rëndi. Ndërkaq në politikën shqiptare kryeministri Berisha përfaqëson PD-në me qeverinë e koalicionit me LSI-në, për një të ardhme sa më të shpejtë evropiane, duke parë procesin e reformave që sapo kanë nisur. Paçka se 100 ditë qeverisje nuk janë shumë, por edhe nuk janë pak për të vëzhguar ecurinë e qeverisë “Berisha2”, dukshëm janë bërë mbi 360 ligje, vendime, dekrete të miratuara që të gjitha me synimin absolut atë të ndryshimit të vendit. Shqipëria po ndryshon nuk është më slogan, është një realitet.Kuptohet vetiu se mazhoranca e krijuar nga koalicioni PD-LSI, ka pasqyrë të këtyre 100 ditëve të para qeverisëse funksionaliteti dhe përkushtimi për një sërë reformash, që pa to do të ishte disi e vështirë për të bindur 27 vendet anëtare të BE-së që të pranonin kërkesën e anëtarësimit të Shqipërisë për statusin e kandidatit.Në këtë panoramë të 100 ditëve është e qartë se vendi po ecën normalisht në rrugë të drejtë, por në 2010 duhet të vrapojë për të arritur foto-finishin e Brukselit. Mirëpo të gjithë jemi të vetëdijshëm se një pjesë e politikës shqiptare është vetë-amputuar, pra opozita e kryesuar nga PS-ja ka kërkuar në 100 ditë të bëjë divorc me arsyen, duke bojkotuar institucionet, ka abdikuar pikërisht kur kërkohej nga aktorët vendas një reformë thelbësore, siç është ai i sistemit të drejtësisë (krijimi i Gjykatës Administrative, për të marrë një shembull). Socialisti Edi Rama qysh pas humbjes së zgjedhjeve i ka hyrë një aventure pa qëllim përfundimtar, ose siç thotë kryeministri, ka krijuar edhe kushte sine materia, pa thelb, sepse certifikimi i zgjedhjeve nga komisionerët vendas dhe vulosja objektive e raportit të OSBE-ODHIR, është një fakt i ditur botërisht. Nuk e di sa herë janë përmendur këto raporte a vendime gjykate, por di që është përmendur nga çdokush që arrin të lexojë realitetin shqiptar.Mirëpo, në konkluzion çfarë po kërkon Edi Rama, sot? Ai kërkon pushtetin, si të gjithë liderët e tjerë opozitarë nëpër botë, por se me çfarë metodash e kërkon këtë gjë, kjo është shumë e diskutueshme. Njëkohësisht për demokracinë e papranueshme. Sidomos për një parti të madhe opozitare, që s’mund dhe s’duhet të bjerë pre e sindromave që kapin posaçërisht OJQ-të apo partive anti-kapitaliste no-global, parti ekskursionesh, daulle, raki e qofte. Mesa kuptoj - loja politike është zhvilluar kurdoherë në parlament, dhe jo në rrugë, por as me konferenca llafo-shtypi bajate deri në gabzherr. Serioziteti është diçka që na ka munguar në këtë 100 ditë opozitare, sepse pasi nuk arrin dot të bëjë politikë, të ketë një program, një platformë, të prodhojë ide, të ketë alternativat e saj në fushat me interes të lartë shoqëror; afërmendsh kur nuk ke këto cilësi por-aktive, një partie nuk i ngeletgjë tjetër veçse demonizimi i qeverisë, i luajtjes me emocionet dhe instinkteve të militantëve, i nxirjes dhe zhbërjes së kodeve të familjes, të vdekjes, të heshtjes, të së Mirës Publike. Besoj se nuk është politikë bërja dezhurn te pallati i një kunati-ndërtues e pastrues Tirane që e ka deputet socialist. Nuk është politikë sajesa horoskopike e kauzave “ri-hapje kutish”, sepse koncepti që ka Edi Rama për demokracinë është ndryshimi i kushtetutës në dy ditë, natën pa biseduar me asnjeri, as edhe me aleatin e majtë LSI. Kur i bën tjetrit varrin, i ke hapur gropën vetes. Dhe kështu ndodhi. Edi Rama e kërkon të keqen tek të tjerët, pa shih njëherë vendimet e tua, pastaj dil në konferencë në 2010....