Kodi Rrugor, ndryshojne gjobat
15/07/2010 Këshilli i Ministrave miraton projektligjin që sjell ndryshime në Kodin Rrugor
Ndryshimet vijnë pas instalimit të radarëve specialë në akset kombëtare
Aksidentet e shumta të shkaktuara më së shumti nga shpejtësia tej normave të lejuara, duket se ka detyruar Qeverinë të ndërhyjë në Kodin Rrugor, duke rritur masën e gjobave për shkelësit. Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme projektligjin, i cili parashikon sanksionimin e gjobave të reja kur shoferët tejkalojnë shpejtësinë në rrugë. Sipas projektligjit, të gjithë ata që nuk respektojnë kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalojnë kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohen me gjobë nga 2 mijë deri në 8 mijë lekë. Ndërsa shoferët, të cilët kalojnë me 10 km/orë kufirin e lejuar të shpejtësisë, do të marrin një gjobë nga 4 deri në 16 mijë lekë. Në këtë projektligj parashikohet gjithashtu masa administrative me pezullimin e lejedrejtimit nga një deri në tre muaj, për ata shoferë që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë. Për këtë rast, ndryshimi i propozuar parashikon gjithashtu se nëse shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 deri në 6 gjashtë muaj. Nisma ligjore, që mori mbështetjen nga trupa ministrore, parashikon ndëshkim për të gjithë ata shoferë që nuk vendosin gjatë udhëtimit rripin e sigurimit. “Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga 1 deri në 4 mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije”, thuhet në projektligj. Gjithashtu, parashikohet se cilido që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave përkatëse të akteve në zbatim, si dhe sipas orientimit të policit të trafikut, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Ndërkohë, kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit, masa administrative është me gjobë nga 4 deri në 16 mijë lekë. Sipas projektligjit, shoferët e mjeteve për transportin e njerëzve, duke përjashtuar autoveturat, që kanë një numër pasagjerësh dhe një ngarkesë të përgjithshme më të madhe se vlerat maksimale të treguara në lejeqarkullimet, si dhe që transportojnë një numër pasagjerësh më të madh nga ai i treguar në lejeqarkullimin, ndëshkohen me masë administrative, me gjobë nga 4 deri në 16 mijë lekë.
Aparaturat speciale
Zbatimi i gjobave dhe masave administrative të rrepta, të parashikuara në ndryshimet që propozohen në Kodin Rrugor, si dhe evidentimi i shkelësve, nuk do të jetë shumë i vështirë për strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit. Në fillim të muajit të kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka vendosur në disa akse nacionale 5 radarë shumë cilësorë, të cilët regjistrojnë të gjitha të dhënat duke i mbajtur në memorie. Kjo drejtori ka shënjestruar si rrugët më problematike në vend segmentin e autostradës Durrës-Tiranë-Durrës, superstradën Tiranë-Shkodër-Tiranë, Durrës-Rrogozhinë, rrugën Durrës-Kukës-Morinë dhe dy akse në jug të vendit. Pas evidentimit të shkeljes nga aparatura, e cila fotografon mjetin dhe nxjerr prej tij të dhënat, fatura dërgohet në banesën e qytetarit me postë, së bashku me kopje të shiritit të regjistruar dhe mandatin e gjobës. Ndërkohë është hapur Qendra e Njësisë së Kontrollit të Autostradave, njësi e krijuar pas riorganizimit të strukturës së Policisë Rrugore.
Ndryshimet e propozuara
Cilido që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.
Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.
Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 deri në 6 muaj.
Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në një katër mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije.
Cilido që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave përkatëse të akteve në zbatim, si dhe sipas orientimit të policit të trafikut, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga 2 deri në 8 mijë lekë.
Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit, masa administrative është me gjobë nga 4 deri në 16 mijë lekë.
Cilido që drejton mjete ose trolejbusë të destinuar për transportin e njerëzve, duke përjashtuar autoveturat, që kanë një numër pasagjerësh dhe një ngarkesë të përgjithshme më të madhe se vlerat maksimale të treguara në lejeqarkullimet, si dhe që transportojnë një numër pasagjerësh më të madh nga ai i treguar në lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga 4 deri në 16 mijë lekë.