Nora: Luftëtari, gjithmonë e më i papërmbajtshëm
Sulmuesi gjirokastrit, Arlind Nora, bën apel për dy fitore në ndeshjen me Elbasanin e Ilirinë, për shkëputjen nga rivalët
Me interesim tepër të madh pritej dueli midis buajve dhe shqiponjave, ku të dytat goditën të parët, duke i trullosur, por më pas kavajasit morën revanshin. Pa mohuar vlerat e asnjërit, protagonistë kryesorë të Luftëtarit në Kavajë ishin Devolli, Nora dhe Selimaj. I pari përgatiti golin, i dyti e realizoi dhe i treti evitoi një gol të dytë në portën e tij, kështu që u fiksua barazimi 1-1, që në njëfarë mënyre konsiderohet fitore për Luftëtarin.
Gjatë pjesës së parë, ky ekip, i veshur me uniformën e Realit të Madritit (uniformë e bardhë), u tregua hijerëndë, si për ta justifikuar atë. Gjirokastritët ishin superiorë pothuajse në të gjitha aspektet. Në fillim të pjesës së dytë Selimaj bëri një grushtim fantastik dhe bëri një mbërthim presues të topit, duke befasuar vendasit, që deshën të shënonin. Pastaj, DevolliNora dhe 0-1, por çuditërisht në stadium filluan vandalizmat.
Stoli i Luftëtarit veçanërisht nuk qëllohej me shishe plastike, por me karrige të tilla masive e të tjera, jashtë natyrës së kavajasve dhe Besës, që edhe në sajë të kësaj arriti të barazonte, madje rrahu edhe traversën. Selimaj bëri edhe një pritje të shkëlqyer, por edhe Raboshta me kokë mund të shënonte.
Në minutën e 5të të shtesës adrenalina në gjakun e të pranishmëve shkoi në nivele astronomike, pasi Besa goditi përsëri shtyllën në të djathtë të Selimajt. Kështu, fati u bë heroi i 4-t i këtij takimi, që mund të fitohej nga çdo ekip, por që mbeti barazim për të gëzuar e mërzitur dy ndërluftuesit.
Nora Arlind Nora, i cili kryeson tashmë listën e 5 golashënuesve të Luftëtarit, me 3 gola, shprehet me superlativa për ekipin gjirokastrit: Ashtu siç e prisnim, përballja me Besën ishte e fortë, por them se ishte i pakuptimtë acarimi që ndodhi pas golit tonë. Por kjo ndodhi dhe u takon të tjerëve të gjykojnë. U gëzova që shënova dhe golin ia dedikova bashkëshortes sime, që të nesërmen kishte ditëlindjen.
Luftëtari pa diskutim që është ndër pretendentët kryesorë për në superligë, pasi kemi një grup ndër më të mirët e kategorisë së parë dhe të ndërgjegjshëm për objektivin që ka. Përpara kemi ndeshjen e prapambetur me Elbasanin dhe më pas atë të radhës me Ilirinë në fushën tonë. E kemi shumë të qartë se duhet të realizojmë dy fitore për të konsoliduar pozitat e për të thelluar diferencën me rivalët.
Këtë javë kemi mundësi të rikuperojmë ndonjë të dëmtuar dhe në vazhdim do të përqendrohemi tek Elbasani, që patjetër është i pakënaqur me sa ka arritur deri tani. Nuk duhet ta ulim ritmin, aq më tepër që luajmë para tifozëve tanë, që gjithmonë e më shumë po bëhen vërtet lojtari i 12-të, gjë që e bënë edhe në Kavajë, ku erdhën me dhjetëra.
3 gola
ka shënuar deri tani sulmuesi Arlind Nora, dy ndaj Butrintit dhe një ndaj Besës
5 futbollistë
të ekipit gjirokastrit kanë realizuar gola deri tani. Ata janë Nora, Mersini, Sinani, Raboshta dhe Baci
