Sneijder: United një klub i bukur

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, i cili së fundmi është lidhur me një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi, ka deklaruar se ai është i lumtur në Meazza.
Holandezi konsiderohet si zëvendësues i Paul Scholes, i cili është pranë pensionimit, ndërsa edhe pse ka fjalë të mira për Djajtë e Kuq, Sneijder thotë se ka gjithçka që dëshiron te Interi.
“A dua të shkoj te Unitedi? Është një klub i bukur. Por unë jam mirë në Milano dhe nuk mendoj për diçka të tillë”, është shprehur mesfushori për televizionin holandez Studio Ajax.