Moratti konfirmon Leonardon

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 14:38
Rriten gjasat që ta shohim Leonardon në krye të Interit edhe sezonin e ardhshëm.
Pasi ka arritur përgjigja negative e Jose Mourinhos për një rikthim të mundshëm në krye të shtabit teknik të klubit Nerazzurr, presidenti Massimo Moratti duket i vendosur që ta konfirmojë trajnerin brazilian edhe për sezonin e ardhshëm.
“Zërat për Mourinhon i shpikin mediat. Dëshirë e imja është që Leonardo të vazhdojë me ne edhe në të ardhmen. Mendoj se pas pesë vjet suksesesh, një vit pa fituar është i arsyeshëm, për t’u kujtuar”, theksoi Moratti për televizionin italian, Sky.