Skema e Murinjos

Nuk do të ndryshojë asgjë në krahasim me finalen e Kupës. Murinjo, strategu i Realit të Madridit, do të vendosë përballë Barcelonës një skuadër të njëjtë si dy pika uji me atë që fitoi 1-0 përballjen në “Mestaja” me golin e Kristiano Ronaldos në kohën shtesë.
Kjo do të thotë se Kristiano Ronaldo do të luajë si qendërsulmues, duke pasur prapa tij dy lojtarë ofensivë si Di Maria në të majtë dhe Mesut Ozilin në të djathtë. Prapa tyre do të jetë një treshe mesfushe me tipare të forta mbrojtëse, por që edhe mund të ndërtojë nëpërmjet Shabi Alonsos. Kjo treshe do të ketë në përbërje edhe Pepen dhe Lasana Diarranë, pasi Sami Kedira nuk është më në dispozicion të Murinjos, për shkak dëmtimi.
Portugezi do të duhet të bëjë pa të besuarin e tij, mbrojtësin me përvojë Rikardo Karvaljo, sepse ky i fundit është i pezulluar, ndaj në krah të Ramosit në qendër të mbrojtjes do të jetë Raul Albiol, lojtari që mori karton të kuq në El Klasikon e parë në “Bernabeu”, që përfundoi 1-1 në kampionat.
Në krahë do të jenë i zakonshmi Marselo dhe i qendrueshmi Arbeloa, ndërsa pas tyre do të mbrojë kuadratin e portës ndoshta portieri më i mirë i botës për momentin, Iker Kasijas. Ndërkaq, merret vesh se në drejtim të ndeshjes nuk do të jetë një portugez, siç ironizoi Guardiola i Barcelonës, por detyra i takoi gjermanit Shtark dhe do të jetë ky që do të ndajë drejtësinë në “Bernabeu” të mërkurën në orën 20:45.