Berbatov mund të kthehet në Tottenham

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 15:11
E ardhmja e Dimitar Berbatov në Manchester United nuk është e sigurt. Edhe pse pati një fillim fantastik të kampionatit, sulmuesi bullgar më pas ka mbetur nën hije të sulmuesit të ri Javier Hernandez, i cili shpërtheu në debutimin e tij në Old Trafford.
Sipas të përditshmes britanike, Daily Mirror, Berbatov mund të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ në korrik, për t’u kthyer në Tottenham.
Gjithnjë sipas kësaj gazete, klubi londinez do të ishte i gatshëm t’i investojë 8 milionë funte (rreth 10 milionë euro) për sulmuesin shtatgjatë.