E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evertoni pas Borucit

Everton është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të portierit Artur Boruc pasi menaxheri David Moyes kërkon mbulesë për Tim Howardin, kanë njoftuar mediet angleze të hënën.

Boruc, 32 vjeç, është i lirë pas largimit nga Fiorentina në fund të sezonit të kaluar. Reprezentuesi polak u provua në qendrën stërvitore të Evertonit në Finch Farm të dielën kurse spekulohet se kërkohet edhe nga QPR, Werder Bremen dhe Dnipro.

“Jam gati dhe në dispozicion dhe pak sa i befasuar që gjendem në këtë pozitë duke pasur parasysh se kam kaluar dy sezone të mira me Fiorentinën”, deklaroi së fundmi Boruc.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›