E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gasperini, trajner i ri i Palermos

Palermo ka shkarkuar trajnerin Giuseppe Sannino dhe në vend të tij emëroi Gian Piero Gasperinin, njoftoi klubi sicilian nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të hënën.

Barazimi 1-1 me Cagliarin të shtunën ishte akti i fundit i Sanninos në krye të Palermos dhe presidenti Maurizio Zamparini e liroi nga detyra pas vetëm tri xhirosh në Serie A me vetëm një pikë të fituar.

“E falënderoj Zamparinin për rastin që më dha. Ndoshta ishte mënyra e mirë të largohem. Kam shpresuar se do të funksionojmë mirë, por i tillë është futbolli”, deklaroi Sannino. Gasperini kthehet në Serie A pas shkarkimit nga Inter në fillim të sezonit 2011-12.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›