Ogbonna injoron spekulimet

Qendërmbrojtësi i Torinos, Angelo Ogbonna ka insistuar se nuk i kushton rëndësi spekulimeve të vazhdueshme rreth të ardhmes së tij.
Ogbonna është një prej mbrojtësve më premtues në futbollin italian dhe së fundmi është spekuluar me transferim në Milan, Juventus, Fiorentina dhe Napoli. Por, ai mbetet i përqendruar në Torino.
“Nuk ndikohem nga spekulimet. Në fakt, ato më bëjnë edhe më krenar sepse do të thonë se jam duke u paraqitur mirë përderisa kërkohem nga klube të mëdha. Por, kam kontratë me Torinon deri më 2016 andaj nuk ka kuptim të bisedojmë rreth Juventusit, ose ndonjë klubi tjetër”, deklaroi Ogbonna për Sky Sport Italia.