Sneijder do të mungojë ndaj Barcës

Sipas të gjitha gjasave, Wesley Sneijder do të mungojë në supersfidën e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilën Interi e zhvillon ndaj Barcelonës në Camp Nou.
"Sneijder iu nënshtrua një serie testimesh pas dëmtimit të pësuar në pjesën e parë ndaj Atalantas. Rezultatet treguan se ai e ka dëmtuar muskulin në këmbën e majtë", thotë një komunikatë në faqen zyrtare të Interit.
Sipas informatave aktuale, holandezi do të mungojë, por mbetet të shihet nëse Mourinjo do të vendosë që në sekondën e fundit ta rrezikojë atë. Kjo është një goditje e rëndë për Interin pasi edhe Stankoviç nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për shkak të pezullimit.
Interi udhëton në Camp Nou në ndeshjen kthyese me përparësi prej 3-1 nga ndeshja e parë, në kërkim të finales së parë pas 38 vitesh.