Morati: “Të fokusuar për të mundur Barçën”

www.albania-sport.com - Presidenti i Interit, Masimo Morati, e ka hequr mendjen e tij nga Seria A edhe pse skuadra e tij është në prag të fitimit për të pestin vit rresht kampionatin italian dhe është fokusuar në ndeshjen kundër Barelonës në Ligën e Kampioneve.
Interi rimori kontrollin në garën për titull të Serisë A në fundjavë pas fitores 3-1 ndaj Atalantës, e shoqëruar kjo me humbjen 2-1 në shtëpi të Romës nga ana e Sampdorias, që solli edhe avantazhin prej dy pikësh në krye të renditjes kur kanë mbetur edhe tri ndeshje.
Por për Interin – dhe pronarin Morati, i cili nuk ka e ka parë kurrë klubin e tij të dashur të ngrejë lart trofeun e Ligës së Kampioneve – Europa është prioriteti kryesor teksa ata do të përpiqen të përfitojnë nga avantazhi 3-1 në ndeshjen e parë dhe të eliminojnë kampionen në fuqi, Barcelonën, për të arritur finalen e Madridit.
“Ne jemi tashmë të fokusuar për ndeshjen e së mërkurës mbrëma në Barcelonë”, - tha Morati në faqen zytare të klubit të Interit. “Ne të gjithë jemi të fokusuar në këtë ndeshje shumë të rëndësishme të Ligës së Kampioneve. Në kampionat ne mund të jemi me një pikë më shumë apo më pak, teksa kanë mbetur edhe tri ndeshje për tu luajtur deri në fund të sezonit, si për ne ashtu dhe për Romën. Por, tani ne jemi duke menduar për Barcelonën”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 26 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili