Çani vazhdon me Polonia Warsawn

Edgar Çani ka vendosur të mbetet edhe më gjatë në futbollin polak. Sulmuesi shqiptar ka vazhduar kontratën deri në vitin 2015 me skuadrën e Polonia Warsaw, ku ishte i huazuar nga ekipi italian Palermo.
Ai me klubin polak ka zhvilluar 15 ndeshje, derisa ka realizuar 8 gola.
“Ne jemi shumë të lumtur që më në fund Edgari pranoi te jetë në radhët e Polonisë për një periudhë të gjatë. Të dy palët ndajnë bindjen se gjëra më të rëndësishme do të vinë dhe se fitorja e kampionatit polak, është po aq e rëndësishme si për klubin ashtu dhe për lojtarin. Ne kemi një objektiv të përbashkët”, ka thënë zëdhënësi i klubit Jakub Krupa.