Sadiku, i zhgënjyer që Helsinki refuzoi Maccabin

Mediet finlandeze kanë zbuluar se skuadra e Helsinkit ka refuzuar ofertën e Makabi Haifas për Berat Sadikun, e cila ishte gjysmë milioni euro.
Sulmuesi shqiptar është i zhgënjyer me mënyrën se si janë zhvilluar bisedimet mes klubit finlandez dhe atij izraelit.
“Jam i zhgënjyer me mënyrën se si është trajtuar kjo ofertë. Kam dëgjuar që bisedimet nuk kanë filluar mirë. Unë po çuditem se si është refuzuar kjo ofertë në këtë kohë”, ka thënë për mediet finlandeze 25 vjeçari, i cili është i gatshëm ta ndihmojë Helsinkin t’i arrijë objektivat.