E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hulk beson në titull

Sulmuesi i Portos Hulk ka insistuar se skuadra e tij mbetet në garë për titull në Kampionatin portugez. Porto pësoi humbje të befasishme 3-1 nga Gil Vicente të dielën e kaluar dhe mbeti pesë pikë prapa liderit Benfica.

Por, Hulk beson se Porto mund të kompensoj disavantazhin para përfundimit të sezonit.

“Kanë mbetur edhe 13 ndeshje, na presim takime të vështira, sikurse edhe ata. Porto dhe Benfica nuk janë të vetmet skuadra të mira. Janë edhe Braga, Sporting Lisbon, Maritimo e Vitoria de Guimares. Të gjitha janë të fuqishme” deklaroi Hulk për Lancenet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›