Arsenali i parashikueshëm

Largimi i Cesc Fabregasit ka ngecur zhvillimin e Arsenalit ka thënë ish mesfushori Emmanuel Petit.
Fabregas u kthye në klubin e tij të fëmijërisë Barcelona në gusht kurse Arsenali është duke kaluar një sezon dëshpërues pasi aktualisht gjenden në pozitën e gjashtë në Premierligë.
Petit i cili luajti për Arsenalin mes 1997 dhe 2000 para kalimit në Barcelonë ka thënë për The Sun: “Largimi i Fabregasit dhe mungesa e Jack Wilshere e kanë bërë Arsenalin të parashikueshëm. Puna shumëvjeçare e Wengerit është duke shkuar huq”.