Sneijder ishte afër Man Utd-it
Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 19:15
Ylli i Interit Wesley Sneijder ka pranuar se ishte shumë pranë transferimit në Manchester United.
Reprezentuesi holandez tregoi se ishte në bisedime për kalim në Old Trafford por që marrëveshja nuk u finalizua para përmbylljes së afatit kalimtar të verës të mërkurën.
“Ishte interesim konkret. Ndjeja se isha pranë transferimit në Manchester United. Ne diskutuam disa herë por kalimi në fund nuk u realizua”, tha Sneijder për të përditshmen holandeze Algemeen Dagblad.