Ibrahimoviç: Nuk do të kem probleme me Guardiolën
Sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç ka insistuar se nuk ka problem me trajnerin e Barcelonës Pep Guardiola. Ylli suedez kishte kritikuar ish trajnerin e tij Guardiola pas largimit nga Nou Camp. Ata tani do të ndeshen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por Ibrahimoviç insiston se nuk ka më problem me Guardiolan.
“Nuk do të kem probleme me të. Ajo që ndodhi, ndodhi. Guardiola është trajner fantastik, problemet mes nesh ishin të tjera. Ne duhet të shikojmë përpara e jo prapa”, tha Ibrahimoviç.