E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder mungon një muaj?

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 17:03

Wesley Sneijderin nuk po e lënë rehat lëndimet. Sezonin e kaluar vuajti shpesh nga ta, ndërsa duket se edhe këtë sezon nuk i ka punët më mirë. Trajneri i ri i Interit, Claudio Ranieri e ka shprehur pesimizmin e tij rreth gjendjes së mesfushorit holandez.

Sipas mediave italiane, ish futbollisti i Real Madridit nuk do të mungojë vetëm në ndeshjen e mesjavës në Moskë, në Ligën e Kampionëve.

Por, sipas televizionit, Sky, Sneijder mund të mungojë një muaj. Përgjigjen përfundimtare rreth kohëzgjatjes së lëndimit do ta japin ekzaminimet që do t’u nënshtrohet ‘tulipani’ këtë javë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›