OKB: Ndryshimet klimatike tashmë po ndodhin

Agjencia për klimë e Kombeve të Bashkuara tha se dekada 2001 – 2010 ishte më e nxehta, prej se ka filluar mbajtja e shënimeve në mes të shekullit të 19-të.
Në raportin e fundit të Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM) thuhet po ashtu se në këtë periudhë ka pasur reshje ekstreme të shiut dhe borës, që kanë shkaktuar vërshime në gjithë botën, si dhe thatësi jonormale në Afrikë dhe Amerikën Veriore.
Nëntë vitet e kësaj dekade, janë në mesin e 10 viteve më të nxehta deri tash.
Sekretari i përgjithshëm i OBM-së, Mishel Jarrod, tha se raporti konfirmon se “ndryshimet klimatike tashmë po ndodhin dhe se nuk ekziston ndonjë kërcënim i ardhshëm i largët”.