Sneijder s’ka marrëveshje me Man Cityn

Sky Sports News ka mohuar njoftimet se Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Interit Wesley Sneijder, siç kanë raportuar mediet italiane.
Gazzetta dello Sport sugjeroi se City ka transferuar yllin holandez duke mposhtur në garë rivalin e tij të qytetit Manchester United që ka shprehur interesim për Sneijderin gjatë gjithë verës.
Sipas Gazzettas, Sneijder pritet ti bashkohet Cityt pas ndeshjes së Superkupës së Italisë kundër Milanit të shtunën pasi tashmë ka arritur marrëveshje për kalim në Eastlands.
Mirëpo, këto njoftime janë mohuar nga Sky Sports News që sipas burimeve ka mësuar se City nuk ka arritur marrëveshje për Sneijderin.
Inter vazhdimisht ka mohuar të jetë në bisedime me cilindo klub për Sneijderin por ka pranuar se një “ofertë e parefuzueshme” mund ti detyron ata të shesin holandezin.