E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snowden heq dorë nga kërkesa e azilit në Rusi

MOSKË- Ish-konsulenti amerikan, Edward Snowden, i strehuar në aeroportin e Moskës dhe i kërkuar nga Uashingtoni nën akuzat e spiunazhit, hoqi dorë nga kërkesa e azilit politik në Rusi, deklaroi sot një zëdhënës i Kremlinit.

"Pasi u informua dje kërkesat e presidentit Putin mbi kushtet për qëndrimin në Rusi, Snowden hoqi dorë nga kërkesa e tij", deklaroi zëdhënësi, Dmitri Peskov.

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi dje se Snowden mund të qëndronte në Rusi, vetëm në rast se ndalte akuzat ndaj SHBA.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera ''Wikileaks'': Edward Snowden u dërgon kërkesa për azil politik 21 vendeve të botës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›