Snyder: NATO edhe 3 vjet e gjysmë në Kosovë
Autori i Lajmit: Redaksia
James Snyder, nga Departamenti i Diplomacisë Publike, në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel, thotë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, mendon që misioni tjetër paqeruajtës i NATO-s në Kosovë të jetë edhe tre vjet e gjysmë të tjera. “Disa njerëz këtë e quajnë mision afatshkurtër, unë do ta quaja afatmesëm. Në fakt Kosova po bën progres, ka siguri dhe stabilitet. NATO po trajnon Forcën e Sigurisë së Kosovës”,- thotë Snyder. Sipas tij, ka qenë shumë i rëndësishëm dhe ka kontribuar ndjeshëm në sigurinë e Ballkanit Perëndimor, anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. “Ngritja e një arkitekture të re të sigurisë, ku kanë marrë pjesë edhe Shqipëria edhe Kroacia, ka ndihmuar në stabilitetin e rajonit, që ka qenë i destabilizuar në të shkuarën. Anëtarësimi i tyre ka ndihmuar vendet e tjera të rajonit për tu integruar në strukturat euroatlantike, veçanërisht në NATO”,- ka deklaruar ky zyrtar i lartë. Ai më tej ka sqaruar se ashtu siç kanë vënë në dukje drejtuesit e Shqipërisë dhe të Kroacisë, garancitë që jep anëtarësimi i tyre në NATO, ndihmojnë procesin e integrimit në BE. “Ky është vetëm fillimi i një procesi për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Kroacia janë në krye të këtij procesi, janë në avangardë”,- është shprehur James Snyder.
Çfarë planesh ka NATO për Kosovën?
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, mendon që misioni tjetër paqeruajtës i NATO-s në Kosovë të jetë edhe tre vjet e gjysmë të tjera. Disa njerëz këtë e quajnë mision afatshkurtër, unë do ta quaja afatmesëm. Në fakt Kosova po bën progres, ka siguri dhe stabilitet. NATO po trainon trupat mbrojtëse të Kosovës.
Zoti Snyder, në njëvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO, si e vlerësoni rolin e tyre në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit?
Ka qenë shumë i rëndësishëm dhe ka kontribuar ndjeshëm në sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Ngritja e një arkitekture të re të sigurisë, ku kanë marrë pjesë edhe Shqipëria edhe Kroacia, ka ndihmuar në stabilitetin e rajonit, që ka qenë i destabilizuar në të shkuarën. Anëtarësimi i tyre ka ndihmuar vendet e tjera të rajonit për tu integruar në strukturat euroatlantike, veçanërisht në NATO. Nga ana tjetër, ashtu siç kanë vënë në dukje drejtuesit e Shqipërisë dhe të Kroacisë, garancitë që jep anëtarësimi i tyre në NATO, ndihmojnë procesin e integrimit në BE. Ky është vetëm fillimi i një procesi për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Kroacia janë në krye të këtij procesi, janë në avanguardë
Cilat janë çështjet kritike lidhur me sigurinë rajonale, që duhen të përballohen më mirë se deri më tani?
Mendoj se stabiliteti i rajonit po konsolidohet vërtet nga pikpamja evropiane perëndimore. Në të shkuarën vendet e rajonit kanë qenë në luftë me njëri - tjetrin. Tani rajoni po konsolidon progresin politik në 15 vitet e fundit, që u arrit përmes partneritetit për paqe dhe anëtarësimit në NATO të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Afrimi i vendeve të rajonit drejt strukturave euroatlantike është shumë i rëndësishëm për sigurinë. NATO mund të ndihmojë në kryerjen e reformave politike të nevojshme në këto vende apo në ndërtimin e ekonomisë së tregut që garanton prosperitet për njerëzit. Ndërtimi i strukturave demokratike është baza për të luftuar korrupsionin, trafiqet ilegale të qenieve njerëzore, drogën, kontrabandën që janë shqetësime reale në Ballkanin Perëndimor lidhur me sigurinë dhe stabilitetin e tij. Këto janë çështje të brendshme, që natyrisht shqetësojnë njerëzit në Bruksel. Por NATO ështe një organizatë mbrojtëse dhe duhet të parashikojë struktura afatgjata lidhur me stabilitetin dhe sigurinë. NATO duhet të fokusohet në atë që di ta bëjë më mirë.
Ekspertët: “Kosova rrezikon ndarjen”
Përfaqësues politikë të shqiptarëve dhe serbëve, si dhe qytetarë të të dyja nacionaliteteve ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me të ardhmen dhe statusin e qytetit të Mitrovicës. Dikur i njohur si qytet industrial, tani e 11 vjet, Mitrovica vazhdon të shihet si një qytet i ndarë me shumicë shqiptare në jug dhe shumicë serbe mbi lumin Ibër, ku dominon pushteti paralel serb. Madje, edhe shpallja dhe jetësimi i Kosovës së pavarur besohet se ende nuk i kanë dhënë efektet që i ka pritur Prishtina në veri të Mitrovicës. Shpresa se bashkimi i qytetit të ndarë për dhjetë vjet do të ndodhë me planin e presidentit Ahtisari, mbi bazën e të cilit është nxjerrë edhe Kushtetuta e Kosovës, e që garantojnë tërësinë territoriale të Kosovës, nuk duket as në sfond. Në veri të Kosovës ende funksionojnë strukturat paralele serbe, të cilat nuk respektojnë institucionet e Kosovës, dhe kjo sipas ekspertëve të sigurisë formalisht shihet si ndarje e asaj pjese. Ka mendime të ndryshme rreth zgjidhjes së këtij problemi. Disa mendojnë se pakoja e Ahtisarit, ofron zgjidhje edhe për veriun e Kosovës, por se institucionet e vendit vetëm se duhet ta intensifikojnë aktivitetin e vet për ta implementuar atë në gjithë territorin e Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 06/04/2010