E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Greve 24 oreshe si proteste ndaj censures se Piktorit

Kryeministri në largim sulmon kryesocialistin për Kodin e Vlerave Etike Ministra-Media
Kryeministri në largim Sali Berisha ka sulmuar pasardhësin e tij Edi Rama në lidhje me Kodin e Vlerave Etike, që është firmosur nga ministrat e kabinetit të ri qeveritar.
Në një komunikim të shkurtër për mediat pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, Berisha e ka krahasuar dokumentin e nënshkruar nga ministrat e kabinetit “Rama” me librin “Hijet e Greit” të E.L.James.
“Nuk bëj asnjë prononcim sot deri nesër në Facebook, kjo në një protestë të hapur për shkak të standartit të ri që vendos qeveria e piktorit. Qeveria e piktorit nëpërmjet “kodit të heshtjes” urdhëron dikasteret të mos kenë asnjë komunikim nga mediat. E ka këtë kodin e heshtjes të Kristian Greit apo instiktin e etërve të vet unë këtë gjë nuk e pranoj” tha Berisha.

Më pas në një postim në rrjetin facebook Berisha shkruan se ka shpallur grevën e heshtjes 24 orëshe si protestë ndaj censurës së piktorit, duke u solidarizuar me mediat kundër standardit të neobllokmenëve.

Mesazhi i Berishës në facebook
“Sot shpalla greven e heshtjes 24 oreshe, si proteste ndaj censures se Piktorit.
Solidarizim me mediat kunder standartit te neobllokmeneve!

Te dashur miq, ne shenje solidarizimi me mediat e vendit dhe proteste ndaj Kodit te Censures per mediat te Piktorit deshtak dhe ekipit te tij, sot vendosa te shpall greven 24 oreshe te heshtjes dhe te komunikoj çdo gje me ju nepermjet rrjetit tone social te FB. Po kthehet standarti i territ, kushtrimi i te pareve. Ne do ta sfidojme! “–shkruan Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›