E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialdemokrati opozitar Ivo Josipoviç presidenti i ri i Kroacisë

Socialdemokrati opozitar Ivo Josipoviç ka fituar bindshëm të dielën në zgjedhjet presidenciale, ndërsa është zotuar se do të ndihmojë në përpjekjet e saj qeverinë për të kompletuar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe për t'iu bashkuar bllokut në 2012. Ai do të jetë presidenti i tretë i Kroacisë, që kur vendi fitoi pavarësinë nga Jugosllavia në 1991. Kështu, komisioni elektoral i Kroacisë ka deklaruar social demokratin në opozitë Ivo Josipoviç fitues të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielës. Kur patën mbetur vetëm disa fletë votime për tu numëruar, zyrtarët elektoral i dhanë Josipoviçit 60 përqind të votave dhe 40 përqind kryetarit të bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç. Asnjëri kandidat nuk fitoi shumicën në raundin e parë të zgjedhjve dy javë më parë.Josipoviç, një profesor i drejtësisë dhe kompozitor i muzikës klasike, tha se të gjithë kroatët ishin fitues, duke thënë se të gjithë e duan një vend ku puna nderohet dhe krimi dënohet. Ai bëri një fushatë me premtimet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kushtet kryesore këto për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ai gjithashtu tha se deshironte të përmirësonte kushtet e përgjithshme të jetës. Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç u mbështet nga konservatorët, veteranët e luftës dhe një numër i madh i kroatëve që jetojnë jashtë vendit. Ivo Josipoviç do ti zërë vendin presidentit Stipe Mesiç të cilit i mbarojnë dy mandatet e mundëshhme nga pesë vite secili,muajin që vjen. Agjencia e lajmeve kroate, Hina thotë se Mesiç ka telefonuar pasuesin e tij për t'i uruar fitoren.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›