Jemen, zbulohet vendi i pengjeve gjermane
Ministri i Jashtëm gjerman ka deklaruar se autoritetet jemenase kanë garantuar se janë në dijeni mbi vendndodhjen e pesë shtetasve gjermanë, të marrë peng në Jemen 7 muaj më parë.
Guido Westerwelle e bëri deklaratën e tij pas një takimi të zhvilluar me presidentin e Jemenit, Ali Abdullah Saleh, në kryeqytetin Sana.
"Presidenti më tha se ka informacione të reja për vendndodhjen e shtetasve gjermanë. Nëse ato janë të vërteta, atëherë ky është një sinjal shprese. Ne duam të sigurojmë lirinë e bashkëpatriotëve taëe", ka deklaruar Westerwelle.
Pesë shtetasit gjermanë dhe një britanik u morrën peng në Jemen në qershor, teksa ishin duke bërë një piknik.