E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ischinger: Kosova, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Ish i dërguari i BE-së për statusin e Kosovës, ambasadori Wolfgang Ischinger, deklaroi se brenda këtij viti, Serbisë do t'i bëhet e qartë se anëtarësimi i saj në BE është i kushtëzuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën.
Në një intervistë për BBC-në Ischinger theksoi se autoritetet serbe janë të njohura me këtë kushtëzim dhe nënvizoi se ka një pranim të përgjithshëm për zgjidhjen e problemit të Kosovës në procesin e avancimit të bisedimeve për anëtarësim të Serbisë.
Ambasadori Icschinger tha se pret që në një të ardhme të afërt Prishtina e Beogradi të fillojnë diskutimet për gjetjen e një rruge, siç e quajti, praktike për një bashkëjetesë pa ngritur çështjet fundamentale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›