E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët Ruçi dhe Balla kërkojnë ndryshime në projektrezolutën për statusin

>Komisioni Integrimit miraton disa ndryshime në projekt-rezolutën për BE
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste dje në Komisionin e Integrimit, Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi, kanë propozuar disa ndryshime në Projekt-Rezolutën që nxisin e qeverinë për paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Komisioni i Integrimit i miratoi këto propozime dhe kërkoi që një grup i përbashkët i Komisionit të Jashtëm dhe Komisioni të Integrimit, të mundësojnë hartimin e një dokumenti përfundimtar para se Projekt-Rezoluta të kalojë në Kuvend. Dy përfaqësuesit e PS, Balla dhe Ruçi në propozimet e miratuara i kanë kërkuar Qeverisë shqiptare që, përpara se të paraqesë aplikimin për të kaluar si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, të hartojë dhe t'i paraqesë Kuvendit një Program Pune me afate konkrete dhe rezultate të matshme, në të cilin duhet të adresohen të gjitha çështjet që lidhen me infrastrukturën dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 28 Qershor 2009. Gjithashtu, forcimin e kapaciteteve administrative për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Associimit dhe të detyrimeve të Marrëveshjes Interim, intensifikimin e luftës kundër korrupsionit krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Në vijim, adresimin e detyrimeve në kuadër të procesit të liberalizimit të plotë të vizave me vendet e BE, respektimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor, drejtës së pronës dhe  lirisë së Mediave. Gjithashtu, Qeveria e Republikës së Shqipërisë që, në momentin e përshtatshëm, në konsultim me Komisionin Europian dhe vendet anëtare të Bashkimit Eurupian, të paraqesë aplikimin e Shqipërisë për të kaluar si vend kandidat në këtë Organizëm dhe t ë raportojë për këtë në Kuvendin e Shqipërisë mbi ecurinë e negociatave. "Kryetarja e Kuvendit, para seancës plenare që do të diskutojë p/rezolutën, të kërkojë edhe njëherë konsensusin e të gjithë kryetarëve të grupeve parlamentare, në mënyrë që të shkohet me një rezolutë të vetme dhe të plotë. Shpresojmë që kjo të ndihmojë në angazhimin e parlamentit dhe qeverisë në këtë drejtim", u shpreh Kryetari i komisionit, Ilir Meta. Pasi ishin njohur me këtë dokument, të miratuar pak ditë më parë nga Komisioni i Politikës së Jashtme, deputetët sugjeruan disa propozime. "Komisioni i Integrimit ka qënë më afër çështjes së aplikimit të Shqipërisë dhe e njeh më në detaje këtë proces, ndaj mund të japë një kontribut më të madh. Që nga firmosja e MSA-së qeveria shqiptare ka qënë në monitorim të vazhdueshëm dhe ne kemi punuar shumë për ta kompletuar  procesin", tha deputeti i PD-së, Genc Juka. Përfaqësuesit e opozitës gjatë komisionit shprehen se Shqipëria shpreson dhe mirëpret që Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian të marrin në konsideratë vendosmërinë dhe konsensusin që ekziston mes të gjitha forcave politike të Republikës së Shqipërisë dhe aspiratës së popullit të saj për integrim Europian, ashtu sikundër ato shprehen edhe në frymën e kësaj Rezolute. Me vendosmërinë për të përmbushur aspiratën historike të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.  Me bindjen se Komunitetet Europiane përbëjnë bërthamën e vlerave të demokracisë, lirisë, bashkëjetesës në paqe, harmonisë, stabilitetit të qëndrueshëm dhe mirëqenies. Në mbështetje të përpjekjeve për krijimin e një shoqërie të begatë nëpërmjet konsolidimit të ekonomisë së tregut dhe forcimit të vlerave të shtetit të së drejtës, në dobi të qytetarëve shqiptarë. I bindur se integrimi Europian do të kontribuojë qenësisht për stabilitetin dhe zhvillimin e  qëndrueshëm të Ballkanit, bashkëjetesës në harmoni dhe prosperitetit social-ekonomik të rajonit, duke e çliruar atë përfundimisht nga kujtesat e hidhura të së kaluarës. Nisur nga fakti që, gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht, Shqipëria si vend europian, qëndron në ndërthurjen e rrugëve, që lidhin Europën dhe kulturën europiane me hapsirën mesdhetare,- shprehen përfaqësuesit e PS, Balla dhe Ruçi.  Bazuar,  në nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Europian, lidhur me procedurat dhe kushtet e kandidimit e më pas të anëtarësimit, ripërsërit gatishmërinë për përmbushjen e angazhimeve dhe detyrimeve të Shqipërisë që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocijimit (Marrëveshja Interim). Gjithashtu, rithekson vendosmërinë për vazhdimësinë dhe thellimin e punës tashmë të nisur për përafrimin e plotë të sistemit ligjor të Republikës së Shqipërisë me standardet dhe Acquis Communautaire të Bashkimit Europian, duke vënë në themel dhe në funksion të kësaj pune angazhimin e partive politike parlamentare për vazhdueshmëri të dialogut konstruktiv.  Deklaron përkushtimin e tij për konsolidimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të respektimit të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar të çdo vendi,- thuhet në nenin 49 të Traktatit të BE.    

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›