Beqja: Denoncojmë diversionin e ulët për pensionet, qeveria na bën palë edhe ne
>Nënsekretarit për Programin në PSSH, Ilir Beqja ka denoncuar diversionin e ulët të bërë nga drejtues të Ministrisë së Financave për reformën e pensioneve. Qeveria po miraton uljen e përqindjes së kontributeve të detyrueshme në përpjekje të dëshpëruar për të ulur barrën e kostos së fuqisë punëtore tek sipërmarrësit,- u shpreh Beqja.
Në këtë përpjekje të dështuar, vijoi ai, qeveria rreket të bëjë palë edhe opozitën duke bërë një diversion të fëlliqur në Komisionin e Ekonomisë të Kuvendit. Sipas tij, në mbledhjen e këtij Komisioni, ditën e hënë, drejtues të lartë të Ministrisë së Financave kanë gënjyer kur kanë deklaruar se opozita ka qenë dakord për këtë reformë të qeverisë.
Beqja tha se si i mandatuar nga Partia Socialiste për të marrë pjesë në grupin e reformës së pensioneve, deklaroj me përgjegjësi të plotë, se në asnjë nga 5 mbledhjet e këtij grupi, qeveria nuk ka paraqitur asnjë opsion për reformë. Për etikë profesionale, nuk dëshiroj të bëj sot publike procesverbalet e mbledhjeve të grupit të punës,- u shpreh ai.
Deklarime të tilla, tha ai, dëshmojnë kaosin ku është futur sot Ministria e Financave.
Në një deklarim publik, u shpreh Beqja në një emision televiziv të datës 11 shtator 2008, Ministri i Financave ka thënë se opozita nuk ka bashkëpunuar për reformën e pensioneve. Pa ndryshuar asgjë në realitet, drejtuesit e ministrisë ndryshojnë deklarim,- vijoi ai. Beqja u shpreh se para disa ditësh shqiptarët asistuan në teatrin radhës qeveritar, ku drejtues të Ministrisë së Financave kundërshtoheshin nga Kryeministri vendit. Në ditët kur Ministria e Financave, tha Beqja, po shpenzon 250 mijë dollarë me spotin e radhës për të reklamuar "arritje të mëdha" në mbledhjen e të ardhurave, ndryshohet për herë të katërt drejtuesi më i lartë i administratës tatimore.
I kërkojmë Kryeministrit të vendit, që në këta 151 ditë që i kanë mbetur, të lërë mënjanë demagogjitë, gënjeshtrat e diversionet dhe të largohet në 28 qershor 2009, duke i shkaktuar sa më pak dëme shqiptarëve dhe Shqipërisë,- u shpreh Beqja. Ai tha se po mbyllet muaji janar i vitit 2009 dhe profili social i qeverisë së kryeministrit Berisha vazhdon të rrënohet, 25 shtëpi në një fshat të Librazhdit po shemben, ndërsa po zhduken varret e familjarëve të tyre, 22 fëmijë viktima për së gjalli të gjakmarrjes që ushqeheshin me lista varfërie në institucionet e shtetit vendosën të braktisin qeverinë. Numri i minatorëve që kanë humbur jetën duke nxjerrë bukën e fëmijëve të tyre në galeritë e Bulqizës po i afrohet numrin të viktimave të tragjedisë së Gërdecit,- përfundoi Beqja.