Pavarësia, Topi: Të edukohemi me parime të drejta historike
Vlorë- Vlora festoi përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë në vitin e 99-të saj. Ceremonia përkujtimore filloi me vendosjen e kurorave pranë varrit të kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemalit. Të pranishëm në këtë ceromoni ishin, presidenti Bamir Topi, deputetë, përfaqesues të qeverisjes lokale si dhe qytetarë të shumtë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Presidenti Topi, gjatë fjalës së tij shprehu se figurat e ndritura historike që luftuan për Pavarësine e vendit kishin mbi gjithçka, Shqipërinë.
Të gjithë duhet ta dinë dhe të jenë të ndërgjegjshëm se, Pavarësia e Shqipërisë në ato rrethana historike, u realizua nëpërmjet luftrave dhe përpjekjeve të mëdha e të gjithanshme, por ajo u realizua sidomos nga idealizmi, nga tolerance, nga dashuria dhe vetmohimi për këtë truall. Rilindasit, luftëtarët, burrat dhe gratë shqiptare që ju bënë krah Ismail Qemalit për të shpallur Shqipërinë të pavarur dhe për ta mbrojtur atë, mbeten shembuj të gjallë të vlerave patriotike, intelektuale, morale dhe politike, sepse ata besuan dhe zbatuan moton Shqipëria është mbi gjithçka- theksoi Presidenti i Republikës.
Projekti që nisi në 28-nëntor të vitit 1912 u pasua gati 1 shekull më vonë në 17 shkurtin e vitit 2008, me pavarësinë e Kosovës. Tashmë dy shtete shqiptare sovrane e demokratike, janë shndërruar denjësisht në faktorë paqeje dhe qëndrueshmërie në rajon e më gjerë, duke iu afruar 100 të Pavarësisë me arritje të qarta për çështjen kombëtare, në proceset integruese dhe në standardet demokratike- tha më tej presidenti Topi.
Duke theksuar se brezat e rinj duhet të edukohen intelektualisht me parime të drejta historike, larg ineteresave të çastit.
Të gjithë ne, pa përjashtim, brezat e rinj, fëmijët tanë, nxënësit e studentët, duhet të edukohen intelektualisht me parime të drejta historike, të çliruar nga shtrembërimet apo interesat e çastit, sepse historia gjithmonë konfirmohet si një mësim i pandryshueshëm dhe i gdhëndur përjetësisht në kujtesën dhe në ndërgjegjen e një kombi- nënvizoi Topi.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika u shpreh se Pavarësia ishte një konkretizim i endrrës shekullore të shqiptarëve.
Shpallja e Pavarësisë Kombëtare erdhi si një domosdoshmëri historike, rrjedhojë e proceseve kombëtare, rajonale e më gjerë, si një konkretizim i ëndrrës shekullore të shqiptarëve- u shpreh për këtë ditë të shenuar Gjika. Duke shtuar se ftohen të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të bëhen pjesë e programit për 100 vjetorin e Pavarësisë, duke shpallur edhe çeljen e këtij programi të madh.
Ceremonitë për këtë ditë vijuan me vizita në shtëpinë e patriotit Abaz mezinit, ndër emrat më të shquar në shpalljen e Pavarësisë.
Më pas kreu I shtetit sëbashku me të ftuarit e tjerë zhvilluan një vizitë në Muzeun e Shpalljes së Pavarësisë në Skelë, ku qendrojnë fotografitë e bëra nga fotografi I shquar shkodran Marubi me rastin e 1 vjetorit të Pavarësisë. Muzeu ka qënë edhe selia e Qeverisë së parë Shqiptare ose siç ka mbetur në histori qeveria e Pavarësisë.
Shkrime të tjera me interes: