E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Flamuri, të mbahet gjatë gjithë vitit në çdo ballkon

Tiranë- 99-vjetori i Pavarësisë është përkujtuar në ‘Urën e Vogel të Tiranës’ edhe nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU), ku sëbashku me përfaqësuesit e saj janë bashkuar qytetarë të shumtë.

Ndërkohë që Anëtaret e Klubit të Patriotëve të Rinj kanë dhuruar për të gjithë të pranishmit dhe kalimtarët flamuj, me qëllim vendosjen e tyre nëpër ballkonet e shtëpive. Aktiviteti u zhvillua me pjesëmarrjen e këngetarëve të njohur shqiptar dhe me atë të Ansamblit të Valleve të Vlorës.

Kreu i kësaj partie, Idrizi ka ritheksuar thirrjen e tij që flamuri shqiptar të mbahet në çdo ballkon të vendit deri në 28-nëntorin e ardhshëm,datë që perkon me 100-vjetorin e Ditës së Flamurit.

PDIU për katër vite rresht ka organizuar thirrjen e madhe që çdo shtëpi shqiptare të ketë një flamur. Sot gjithë Shqipëria, Kosova, Çamëria janë veshur kuq e Zi. Unë bëj thirrje që gjatë gjithë vitit deri në përvjetorin e 100 të pavarësisë të valëvitet flamuri kuq e zi pa rreshtur në çdo shtëpi shqiptari u shpreh kreu i PDIU-së, Idrizi.

Më tej ai shprehu se bustet e rilindasve tanë të jenë në zemër të kryeqytetit të gjithë bashkë, dhe jo të shpërndarë nëpër qytet.

“Nuk mund të kemi vëllezërit Frashëri nga liqeni, Skënderbeun në Lezhë, Ismail Qemalin në Vlorë. Sot është një ditë ku duhet të vlerësojmë dhe të nderojmë ata burra dhe gra që e bënë Shqipërinë të lirë siç është sot. Unë i bëj thirrje forcave politike dhe qeverisë shqiptare të ngrejë memorialin e të gjithë shqiptarëve, të mos lejojmë që rilindasit të jenë të shpërndarë. Në zemër të Tiranës të qëndrojë panteoni i shqiptarëve dhe ne të respektojmë të gjithë shqiptarët. Prandaj në emër të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet propozoj ngritjen e panteonit ku të vendosen eshtrat e të gjithë rilindasve tanë në qendër të kryeqytetit, në një vend pelegrinazhi nga të gjithë ne ka deklaruar kreu i PDIU-së.

Ndërkaq Idrizi ka bërë thirrje që partitë politike të bashkëpunojnë për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

“Të gjitha forcat politike duhet të bashkëveprojnë sot në mënyrë që të arrihet që të bashkohen të gjitha trojet shqiptare nga Presheva në Prevezë dhe shqiptarët të jetojnë në një shtet aty ku i ka vendosur Zoti” përfundoi fjalën e tij Shpëtim Idrizi.

Idrizi 28 nentor, feste 28 nentor, femije me flamuj

Shkrime të tjera me interes:

  1. Prishtinë, Rama-Shala: Pavarësia, bashkon të gjithë shqiptarët
  2. Kule: Numri i kuotave, 1/3 e vitit të shkuar akademik
  3. Festa e Pavarësisë, AK: Të gjithë shqiptarët nesër në Vlorë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›