Prishtinë, Rama-Shala: Pavarësia, bashkon të gjithë shqiptarët
Prishtinë- Në fund të vizitës së tij në Kosovë, kreu i opozitës shqiptare Edi Rama është takuar me nënkryetarin e partisë politike Aleanca për Ardhmerinë e Kosoves, Blerim Shala. Sipas Rames çdo shqiptar i Kosoves dhe i Shqipërisë pret kthimin e Ramush Haradinajn në krye të kesaj partie, dhe se uron që procesi kundër tij të përfundojë me sukses.
Një takim në selinë e partisë që pret, siç pret çdo shqiptar i Kosovës dhe i Shqipërisë, rikthimin e kryetarit me orë të plotë në krye të partisë. Duke i uruar festën e flamurit drejtuesve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ne urojmë me gjithë zemër daljen me sukses të procesit që tashmë është në rrugë e sipër për Rramush Haradinajn dhe kthimin e tij në shtëpi dhe në krye të gjithën anëtarësisë së kësaj partie- u shpreh Rama gjatë konferencës së përbashket për shtyp me nënkryetarin e AAK-së.
Nga ana e tij nënkryetari i forces politike AAk në Kosovë, Shala deklaroi se 28- nentori është data që bashkon të gjithë shqiptarët drejt integrimit në BE.
Është një datë shumë e veçantë si për Kosovën, si për Shqipërinë, për të gjithë shqiptarët, 28 nëntori. Është një datë e madhe që na bashkon të gjithë shqiptarët dhe natyrisht na bashkon rrugëtimi drejt Bashkimit Europian”- u shpreh Shala.
Kreu i opozitës shqiptare, Edi Rama në kuader të vizitës së tij tre ditore në Prishtinë, prezantoi librin e tij Kurban si dhe zhvilloi takime me disa nga liderët politike të Kosovës, si me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqin dhe me kreun e Levizjes Vetëvendosja, Albin Kurtin.
Shkrime të tjera me interes: