Socialistët “kyçin” gojën me shirita të zinj
16/04/2010 PS protestë para Kuvendit, mazhoranca vijon e qetë rendin e ditës
Patozi: Opozita gjen pretekste për të vijuar bojkotin
Seanca parlamentare zhvilloi punimet e djeshme pa praninë e opozitës, e cila në shenjë proteste ndaj penalizimit një javë më parë ndaj deputetëve Taulant Balla dhe Sajmir Tahiri protestoi para Kuvendit për fjalën e lirë. Me parullat “S´ka votë të lirë pa fjalë të lirë” të vendosura në hyrje të Kuvendit, deputetët socialistë mbajtën edhe një minutë heshtje në mënyrë të pazakontë pikërisht për fjalën e lirë duke vendosur mbi gojë një shirit të zi. Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi në fjalën e mbajtur prej tij para godinës së Parlamentit theksoi se mazhoranca i mbylli gojën opozitës duke dhunuar të drejtën e fjalës së lirë. “Kjo mazhorancë që vodhi votat e që nuk lejon të bëhet transparenca, që po deformon shtetin e së drejtës, më së fundi dhunoi opozitën duke i mbyllur gojën. Ne e quajmë dënimin e kolegëve tanë një dënim politik që i bëhet fjalës së lirë. Opozita shqiptare nuk do tërhiqet në asnjë çast për votën e lirë, për fjalën e lirë dhe luftën kundër transparencës”, - theksoi Ruçi. Më herët deputeti i PS-së Namik Dokle sqaroi për mediat arsyet e protestës së opozitës dhe bojkotit të seancës së djeshme të Kuvendit. “Jemi mbledhur për të protestuar kundër dhunimit të fjalës së lirë në Parlament pasi opozita nuk do të lejojë që qeveria të shkelë fjalën e lirë. Deputetët Balla e Tahiri u përjashtuan dhe u morën masa për ta vetëm sepse kritikuan qeverinë. Ne do ta themi të vërtetën, para jush në Kuvend dhe para zgjedhësve në Shqipëri”, - tha Dokle. Deputetët socialistë bënë thirrje për bashkimin e të gjithëve më 30 prill në Tiranë në protestën e madhe të opozitës kundër qeverisë. “Bashkërisht të luftojmë për të çliruar fjalën e lirë që është lidhur në zinxhirët e Kryeministrit Berisha dhe në zinxhirët e këtij Parlamenti të manipuluar”, - vijoi ai. Ndërkohë që brenda në sallën e Parlamentit seanca parlamentare u vijua e qetë nga deputetët demokratë. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e cilësoi “pretekst për të nisur bojkotin, protestat për përjashtimin e Taulant Ballës. “Mungesa e kolegëve socialistë sot në këtë sallë shkon përtej dhimbjes për ndëshkimin dyjavor të Taulant Ballës. Ajo ka në thelb shmangien e një debati të paevitueshëm për vlerën e vërtetë që ka për Shqipërinë evenimenti i djeshëm si dhe për tonet optimiste që vijnë nga partnerët tanë evropianë. Jashtë çdo lloj kompleksi, Kryeministri i vendit deklaroi dje në Bruksel, se në përgjigjet e pyetësorit janë 19 vjet përpjekje dhe arritje të Shqipërisë”, - tha Patozi. Ndërsa deputeti Edi Paloka tha se Rama po përdor deputetët e tij. Socialisti Balla u përjashtua për dy javë nga punimet e Kuvendit, pasi akuzoi për korrupsion Kryeministrin Sali Berisha.
Nderim Kazinskit
Deputetët e mazhorancës, të vetmit e pranishëm në seancën e djeshme parlamentare mbajtën një minutë heshtje për vdekjen në mënyrë tragjike të Presidentit të Polonisë Leh Kazinski. Ai humbi jetën më 10 prill, në Smolenski të Rusisë, kur avioni presidencial u përplas ndërsa ulej. Në aksident humbën jetën 132 persona, nga të cilët 88 persona ishin anëtarë të një delegacioni të qeverisë polake, zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë polakë.
Përjashtimi i Maliqit
Për fyerjet e tij adresuar deputetëve të PS-së, deputeti i PD-së Lefter Maliqi rrezikoi përjashtimin nga punimet e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit e paralajmëroi 3 herë deputetin demokrat për respektim të etikën parlamentare gjatë fjalimit të tij, por mungesa e përgjigjes u shoqërua me vendimin për përjashtim. Maliqi ka deklaruar se Gramoz Ruçi në ’97-ën u vesh si zonjë, ndërsa deputetin Erion Braçe e quajti rrugaç dhe xhepist.