E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistet lezhjane i dhurojne bilete falas Edi Rames, Tirane-Paris vetem vajtje

Per Partine Demokratike, rezultati i zgjedhjeve ne Qarkun e Lezhes pritet te jete ne favor te koalicionit te djathte me nje fitore me te thelle se ajo e vitit 2009. Deputeti dhe kandidati i Partise Demokratike, Gjovalin Kadeli tha dje ne mitingun e zhvilluar ne qytetin e Lezhes se socialistet e Lezhes e kane braktisur Edi Ramen dhe modelin e tij. Ne fjalen e tij, Kadeli u shpreh se “socialistet e lezhjane i kane prere Edi Rames bilete Tirane-Paris, vetem vajtje”, si pergjigje ndaj qendrimeve tw mbajtura ndaj tyre nga kreu i PS. Sic u shpreh Kadeli, PD-ja do te marre nje rezultat spektakolar ne keto zgjedhjet ne Qarkun e Lezhes, duke i dhene pergjigjen e duhur politikes se ndjekur nga kryesocialisti dhe abuzimit me vlerat e se majtes. Ne zgjedhjet e vitit 2009, PD-ja mori 4 mandate ne kete qark, ndersa Partia Socialiste 3. Me largimin e Kadelit nga Partia Socialiste dhe kandidimin e tij per Partine Demokratike pritet qe ky rezultat te jete me i thelle sesa ne zgjedhjet e vitit 2009 ne favor te se djathtes. Nje pjese e mire e strukturave te PS-se ne Lezhe, pas largimit te Kadelit nuk jane me ne funksion, ndersa drejtues dhe mbeshtetes te njohur te PS-se, kane kaluar ne radhet e Partise Demokratike. Vendimi i mjaft socialisteve te Lezhes per te kaluar me PD-ne lidhet me qendrimet e kreut te PS-se dhe mos respektimin e kontributeve te figurave te njohura ne kete zone per te majten. Ndaj dhe ne zgjedhjet e 23 qershorit jane vet socialistet ata qe do te japin verdiktin humbes per kreun e Partise Socialiste Edi Rama, duke shprehur ne kete menyre zhgenjimin per politiken e ndjekur deri me sot dhe mos respektimin e vlerave dhe kontributeve ne Lezhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›