2 filma shqiptarë në Festivalin e Sarajevës

Filmat në festival do jenë në konkurrim zyrtar dhe jo zyrtar. Në konkurrim zyrtar do të jetë filmi “Amnistia” i regjisorit Bujar Alimani, me aktorët Karafil Shema, Luli Bitri dhe Mirela Naska.
Ndërsa jashtë konkurrimit zyrtar do të shfaqet filmi “Falja e gjakut” i regjisorit amerikan Xhoshua Marston, me skenar të Andamion Muratajt, në të cilin luajnë aktorët Efet Abazi, Tristan Halilaj dhe Sidni Lacej.
Përveç Shqipërisë, në këtë festival do të shfaqen edhe filma nga Austria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Hungaria, Maqedonia, Malta, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Kosova.
Programi i festivalit është i ndarë në disa seksione. Konkurruesit mund të marrin pjesë me filma me metrazh të gjatë, filma dokumentarë, filma me metrazh të shkurtër, fiksion etj.
Gjithashtu do të transmetohet edhe filmi më i mirë i prodhuar në rajon ndër vite, një film i cili ka thyer rregullat e filmit si medium, si dhe një film mbi retrospektivën e autorit që ka thyer tabu.
Festivali i Sarajevës është më i madhi i filmit në Ballkan dhe një ndër më të mëdhenjtë në Evropë. Ai ishte themeluar në vitin 1995, kur kryeqyteti boshnjak ishte ende nën rrethim, dhe ka si qëllimi të nxisë e të zhvillojë kinematografinë rajonale.
/Start/
2011-07-21 22:24