E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri takon kryeparlamentaren Tsetska Tsacheva

Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim të veçantë kryetaren e Parlamentit bullgar, Tsetska Tsacheva. Kreu i qeverisë shqiptare dhe kryeparlamentarja bullgare kanë ripohuar niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve politike midis të dy vendeve e qeverive. Kryeministri Berisha e njohu zonjën Tsacheva me reformat e implementuara si dhe sukseset e arritura nga qeveria shqiptare gjatë kësaj periudhe në fushën ekonomike, në fushën e energjisë, turizmit, arsimit, sistemit shëndetësor, arritjet në fushën e reformave fiskale, reduktimit te shpenzimeve burokratike, të ndërtimit të infrastrukturave te rëndësishme, krijimit të klimës më të favorshme për biznes e investime, etj. Kryeparlamentarja bullgare e siguroi Kryeministrin Berisha se Bullgaria do të mbështesë fuqishëm Shqipërinë në përpjekjet e saj të integtrimit europian.
Kryeministri Berisha, ka zhvilluar gjithashtu edhe një takim me një delegacion të zgjeruar përfaqësuesish të pushtetit lokal në Kosovë. Kryeministri Berisha, theksoi rëndësinë dhe dobinë e vendosjes së një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet dy vendeve në fushën e qeverisjes vendore. Ai shprehu bindjen se qeveritarët vendore të të dy vendeve mund të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe t’i zbatojnë ato me sukses në komunat respektive, në interesin më të mirë të komuniteteve që ata drejtojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›