Rinas, ndalohen 2 persona, u kapën me dokumenta të falsifikuara

Dy persona janë ndaluar nga policia e Rinasit pasi janë kapur me para të padeklaruara dhe me dokumenta të falsifikuara.
Burime nga policia bëjnë me dije se është ndalur 27-vjeçarin Ervis Brahja i cili u kap me 33 mijë euro të padeklaruara.
Gjithashtu policia ka ndaluar edhe shtetasin Gerald Çupin i cili u kap me leje qëndrimi gjermane të falsifikuar.