Socialistët, votë kundër Inspektimit financiar
Deputetët socialistë kanë shprehur votën kundër ndaj projektligjit “Për inspektimin financiar”. Që në fillim të mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë, nënkryetarja Mimi Kodheli shprehu në emër të grupit, votën kundër, pasi projektligji bie ndesh me parimet e BE-së, Kushtetutën dhe cenon kompetencat e institucioneve si KLSH dhe SHISH, përfshi dhe të tjerat, si bashkitë apo OJF-të. “Ne e konsiderojmë se antikushtetutshmëria e këtij ligji është një element i mjaftueshëm për të votuar kundër tij, në mbrojtje të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, të pushtetit vendor si dhe institucioneve të rëndësishme kushtetuese si Kontrolli i Lartë i Shtetit, Shërbimi Informativ i Shtetit apo dhe shoqërisë civile”, tha Kodheli. Kryetari demokrat i komisionit, Edmond Spaho reagoi qetë, duke thënë se “është e drejta juaj të shpreheni”.
#